Del Boske: Morëm atë që meritonim

Del Bosque

Pas humbjes ndaj Kilit dhe largimin me kokë poshtë nga Kupa e Botës “Brazil 2014”, trajneri i Spanjës, Vinsente Del Boske, ka thënë se gjithçka që ndodhi nuk ka justifikime.

Pas humbjes turpëruese ndaj 5-1 ndaj Holandës, kampionët e botës në vitin 2010 morën një tjetër goditje në takimin e dytë të fazës së grupeve, duke u mposhtur 2-0 nga Kili.

“Ne nuk kemi luajtur mirë dhe eliminimi ishte i merituar. Duhet të mbajmë përgjegjësinë që na takon”, tha në përfundim të ndeshjes trajneri i iberikëve.

I pyetur se nëse pas këtij eliminimi mund të quhej një cikël i përfunduar për kombëtaren spanjolle,  Del Boske është shprehur se “është ende herët për të folur për këtë, ne do të bëjmë reflektimet e duhura”.

Ndërsa trajneri i kombëtares së Kilit, tashmë të kualifikuar në 1 të 16-at, është shprehur se tashmë ekipi i tij kërkon vendin e parë në grup.

“Ndeshja me Spanjën përfundoi, tashmë mendojmë vetëm për Holandën, ta mbyllim këtë fazë në vend të parë në grup”, ka deklaruar Sampaoli.

Kili dhe Holanda janë dy skuadrat e Grupit B që kanë kaluar në fazën tjetër që në ndeshjen e dytë, ndërsa për Spanjën dhe Australinë përfundon gjithçka këtu.

/Start/E.G/

Leave a Reply