Spanja në takimin e “vdekjes”

spanje

Kampionia e botës në fuqi, Spanja rikthehet sot në mbrëmje në fushë përballë Kilit. Pas dështimit në ndeshjen e parë me Holandën sot është një ndeshje vendimtare për iberikët.

Në stadiumin “Maracana” në ora 21:00 ekipi i Del Boske duhet të tregojë se disfata 5 – 1 me Holandën në ndeshjen e are ishte një rastësi.

“Është e vërtetë që jemi të trishtuar, por kemi mundësinë që të vijojmë garën në këtë botëror dhe shpresojmë që lojtarët do të reagojnë pas humbjes me Holandën”, tha tekniku spanjoll Del Boske.

Si fitimtar në debutim kilianët kërkojnë të bëjnë histori në këtë botëror.

“Të eliminojmë kampionët e botës në fuqi do të ishte një diçka historike për ne”, tha trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli.

Në 10 takimet e mëparshëm mes këtyre ekipeve Spanja ka fituar 8 prej tyre, ndërsa 2 kanë përfunduar në barazim. Për të përditshmen sportive “Marca” fitorja është një mision kombëtar. Spanjollët edhe sot janë favoritë për të triumfuar duke u kuotuar me koeficientin 1.53, ndërsa suksesi i Kilit vlerësohet me 6.15. Më herët në Porto Alegre do të luhet sfida tjetër e Grupit B, Australi – Holandë.

Këto ekipe nuk janë përballur asnjëherë në një fazë finale të Kupës së Botës. Holandezët janë favoritë për të fituar ndeshjen që do ta afronte me fazën tjetër. Në fushë do të jetë edhe Kroacia që do të luajë me Kamerunin.

Të dy ekipet e nisën me humbje turneun, por barazimi në takimin Brazil – Meksikë i jep shpresë pasi janë ende në garë më për një vend në fazën tjetër.

/Start/

Leave a Reply